HomeAktualitetKryesore

Gazetarja serbe e provokon Ramën duke i bërë simbolin serb, kryeministri e befason me reagimin e tij

Gazetarja serbe e provokon Ramën duke i bërë simbolin serb, kryeministri e befason me reagimin e tij

Së fundmi kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizionin serb “Pink Tv”. Gjatë kësaj interviste Rama tha se rajoni duhet të heqë dorë nga ndarjet e vjetra.

Kurse gazetarja serbe, Ksenija Vučić që intervistoi Ramën ka treguar se kishte kërkuar prej disa muajsh që ta intervistonte kryeministrin e vendit tonë.

Gjatë një interviste ajo ka treguar se çka i ka bërë më shumë përshtypje është reagimi i Ramës, kur kishte ngritur gishtat lart dhe e kishte pyetur se çfarë do i kishte ndodhur po të ecte në Tiranë duke bërë simbolin e Serbisë.

“Ishim në fund dhe unë i kisha bërë të gjitha pyetjet që kisha. Një moment Rama foli për bukëpjekësin shqiptar që pati probleme dhe u detyrua të largohej nga Beogradi. Unë i thash se nuk është larguar, por vijon të punojë aty.

Pastaj i ngrita tre gishtat lartë dhe e pyeta, nëse do të isha e sigurt po të shëtisja rrugëve të Tiranës kështu, duke bërë simbolin e serbëve dhe Rama reagoi me qetësi e më tha, se ai do të kujdesej që të mos më ndodhte gjë.”, tha gazetarja serbe.