HomeAktualitetKronike

Shkëputet guri dhe i zë këmbën, merr plagë të rënda alpinistja në Valbonë

Shkëputet guri dhe i zë këmbën, merr plagë të rënda alpinistja në Valbonë

Një alpiniste ka mbetur e plagosur në Valbonë një natë më parë. Mësohet se ka qenë një gur, ai që është shkëputur dhe ka rënë në këmbët e alpinistes duke e lënë atë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur teksa alpinistja Ura Ibrahimi po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Këmba e Ibrahimit ka pësuar dëmtime serioze. Alpinistja e plagosur është transportuar më pas drejt lagjes Kukaj në Valbonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.