HomeAktualitetKryesore

Publikoi fyerje ndaj shqiptarëve, Ermal Meta reagon kundër medias italiane

Publikoi fyerje ndaj shqiptarëve, Ermal Meta reagon kundër medias italiane

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka reaguar pas një publikimi fyes që media Rolling Stone Italia publikoi për tërmetet në Shqipëri.

“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”,- shkruante Rolling Stone Italia.

Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane, megjithatë, Ermal Meta ka reaguar kundër.

“Nga këto anë i quajmë humbësa”, shkruan Meta kundër medias italiane.