HomeAktualitet

A do lejohet të opoerojnë?! Qeveria greke miraton linjë direkte me autobus Athinë-Himarë, njëlloj si linjat e brëndshme greke me KTEL

A do lejohet të opoerojnë?! Qeveria greke miraton linjë direkte me autobus Athinë-Himarë, njëlloj si linjat e brëndshme greke me KTEL

Ministria greke e Transportit ka miratuar një linjë të re transporti me autobus që do të niset nga Athina me destinacion Himarën.

Kjo linjë e re do të ndjekë itinerarin: Athinë – Korinth – Kiato – Xylokastro – Aigio – Patras – Agrinio – Amfilochia – Prevezë – Gumenicë – Mavromati (kufiri) – Finiq – Delvinë – Sarandë – Himarë.

Gjithashtu, me rregullore përkatëse nga ministri grek Janis Golias, lejohet hipja e pasagjerëve nga Gumenica dhe Saranda, gjatë funksionimit të linjës Athinë – Mavromati – Himarë.

Mirpo skandsali është se kjo linjë funksionon si linjat e KTEL, kamponia që mbulonë shërbimin e trasportit urban brënda teritorit të Greqisë, pra duke e konsideruar Himarën si destinacion brënda teritorit grek.

Koha do e tregoj nëse a do lejohet kjo intrigë e grekofonëve të ketë suksesë, sepse për autobuza ka plot që shkelin Himarën si pjesë e tramnsportit ndërkombëtarë të udhëtarëve

Ky vendim vjen në një kohë kur tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë rritur ndjeshëm, pas arrestimit të kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri.

Ky i fundit është pas hekurave me akuzën e korrupsionit për blerje votash, ndërsa Greqia e ka ngritur çështjen deri në institucionet më të larta të BE-së.