HomeAktualitetKryesore

A do mërzitet Rama që nuk do ketë sfidantë Bashën me SHQUP-in e Lanës?! Ja përgjigjia e tij!

A do mërzitet Rama që nuk do ketë sfidantë Bashën me SHQUP-in e Lanës?! Ja përgjigjia e tij!

Kryeministri Rama shprehet i keqardhur që PD dhe LSI nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, ama nuk ka ndërmend të bëj asnjë përpjekje për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

‘Unë nuk kam ndërmend të bëj asnjë përpjekje për ta. Në një sistem demokratik asnjë subjekt nuk është i detyruar që të futet në zgjedhje. S’ ka asgjë që e detyron mazhorancën që të tërheqë me zor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje. Moment i pazakontë por ka potenciale për të krijuar një situatë të re politike’, tha Rama.

Në një dalje për mediat pak më parë nga Selia e PS, Rama u pyet nëse ndihej i mërzitur që nuk do të kishte përballë Lulzim Bashën, në zgjedhjet e 30 qershorit.

‘Duhen gjëra më të mëdha që unë të mërzitëm. Jam i keqardhur sigurisht që PD dhe simotra e saj e vogël LSI ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye. Shpresoj që të ketë një kthim’, u përgjigj kryeministri.