HomeMetro

A do mundet Luiz Ejlli i rikthyer me urgjencë në BBV5 t’i japi oksigjen një sezoni të dështuar, pa personalitet?

A do mundet Luiz Ejlli i rikthyer me urgjencë në BBV5 t’i japi oksigjen një sezoni të dështuar, pa personalitet?

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, është futur sërish në shtëpinë e famshme, ku i është bashkuar banorëve aktualë.

Mësohet se ai do të qëndrojë për disa ditë në shtëpi, ndërsa banorëve u është komunikuar se Luizi është një banor i vetëm, së bashku me Artanin.

Për ta bërë situatën më të besueshme për banorët, Artani u thirr të hapte Kutinë e Pandorës, ku iu bë e ditur se do të luante si një banor i vetëm në çift me Luizin.

Nga kutia, Artani fitoi të drejtën që të bashkonte dy banorë të shtëpisë në një të vetëm, duke zgjedhur Mirin dhe Brikenin.

Por cila është arsyeja që Top-i thirri këngëtarin. Natyrisht e sigurtë është se pas suksesit të BIG Brother3 ku Luis Ejlli ishte kryefjala e Show-t, ekipi organizator e di që ky programë është një zhgënjim i madhe, ku vipat janë më shumë rripa, që nuk i njeh askush dhe pa personalitet artistik, ndaj Top-i shpreson se Luiz Ejlli në BBV5 t’i japi pak oksigjen, një sezoni të dështuar, pa personalitet dhe që ndiqet nga pensionistët.