Gazetari dhe analisti i njohur, Mustafa Nano u pyet ditën e djeshme nëse do të jetë i gatshëm Presidenti Meta të dekretojë një qeveri të tretë të Edi Ramës pas zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN Nano tha se në të tilla rrethana, kreu i shtetit nuk mund të vendosë vullnet arbitrar.
“Ai nuk ka hapësirë për të lëvizur, për të vendosur vullnet arbitrar. Nëse njëra parti del me numër më të madh votash se koalicioni opozitar, atëherë i lind e drejta të nisë punën për koalicion”, tha Nano.
Sondazhi, PS merr 18 mandate në Tiranë, PD shkon në 16, LSI mbetet te 2 mandate, në Durrës betejë e fortë, ja kush fiton në rang kombëtar
Tensionohen zgjedhjet, të shtëna me armë zjarri në zyrën elektorale të PD në Kavajë, plagoset sekretari i degës, Basha bën fajtorë socialistët
Rama: Plagosja në Kavajë e patolerueshme, Basha të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë, Meta të ndalë fushatën idioteske të tensionimit
Megjithatë, sipas tij, Meta ka qenë më aktiv se kreu i opozitës gjatë javëve të fundit.
“Një nga protagonistët e jetës politike ka qenë presidenti. Ndërkohë kryetari i opozitës vazhdon një fushatë të qetë”, tha ai.
Lidhur me parashikimin e presidentit për 90 mandate nga opozita, Nano tha se pavarësisht mosbesimit që është krijuar në Shqipëri për sondazhet, ato kanë parashikuar rezultate që vitet e fundit kanë rezultuar të sakta dhe të fundit nuk shkojnë paralel me pritshmëritë e Metës.
“Lidhur me mandatet e opozitës, ne kemi sondazhe dhe në Shqipëri ka mosbesim ndaj tyre. Shifra 90 është shifër e lëshuar nga presidenti. Nuk e di nga e ka zgjedhur”, tha Nano.

