HomeAktualitet

A do ta marrë mandatin e deputetes që refuzoi Najada Çomo? Reagon Mimi Kodheli dhe jep përgjigjen e prerë

A do ta marrë mandatin e deputetes që refuzoi Najada Çomo? Reagon Mimi Kodheli dhe jep përgjigjen e prerë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes.

Sipas Kodit Zgjedhor, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë me numrin më të madh të votave.

Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në një prononcim për FaxNews, Mimi Kodheli me një përgjigje diplomatike dhe jo të drejtpërdrejtë la të kuptonte se do ta merrte mandatin e deputetit.

“Sipas Kodit Zgjedhor më takon mua“, u shpreh Kodheli.

Ndërsa nëse Mimi Kodheli vendos të refuzojë mandatin, atëherë ai i shkon kandidates Dallëndyshe Bici.