HomeAktualitetKryesore

A do të jetë Voltana Ademi kandidate e opozitës…si e pavarur?!

A do të jetë Voltana Ademi kandidate e opozitës…si e pavarur?!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 19:00 në A2CNN foli për situatën aktuale politike dhe për hapat që do të ndërmarrë në vazhdim opozita.

Ajo u pyet, ndër të tjera nëse do të jetë kandidate e opozitës nëse zgjedhjet do të mbahen?

“PD nuk do të regjistrohet në zgjedhje. Unë jam një ndër kandidatët e PD. Jam një kryetare e PD, i përkas forcës politike nga e cila unë jam zgjedhur dhe bashkëndaj të njëjtin qëndrim që ka PD.

Problemi është më i madh dhe ne flasim për sistemin zgjedhor. Duke qenë kështu, askush nga ne nuk mund të marrë përsipër të bëhet pjesë e kriminalitetit të zgjedhjeve. Nuk bëhet fjalë për individë, por për një popull.