HomeAktualitet

A do t’i pranojë Zelensky? Bëhen publike 3 kushtet ‘bombë’ që Putini i ka vënë Ukrainës për t’u tërhequr nga lufta

A do t’i pranojë Zelensky? Bëhen publike 3 kushtet ‘bombë’ që Putini i ka vënë Ukrainës për t’u tërhequr nga lufta

Janë bërë publike 3 kushtet e forta që Rusia i ka vënë Ukrainës për të përfunduar luftën.

Ato janë publikuar nga bashkëthemeluesi i platformës së njohur “Bellingcat”, Christo Grozev, ku mësohet se kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara.

Kushti i dytë është së Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Europian.