HomeAktualitet

A e ka gjetur Lubonja?! Lëvizje mes të fortësh: Arsyeja e vërtetë pse Idrizi brakstisi Ramën

A e ka gjetur Lubonja?! Lëvizje mes të fortësh: Arsyeja e vërtetë pse Idrizi brakstisi Ramën

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në 24 News ka folur për daljen nga koalicion i PDIU me Partinë Socialiste.

Lubonja e ka cilësuar ikjen e Shpëtim Idrizit nga koalicioni me Ramën, si një lëvizje personale.

“Deputetët  Idrizit nuk ikën ata qëndruan me Ramën. Pra nga të fortë e  Idrizit u bënë të fortët e Ramës. Për mua kjo është personale, midis Idrizit dhe Ramës”,- ka vazhduar analisti.

 Gjithashtu Lubonja ka thënë se Idrizi duhet të flas edhe për tepsinë. Kjo sipas analistit sepse partia e Idrizit nga Rama është cilësuar si një parti tepsie.