HomeAktualitetDebat

A është duke lobuar për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO? Flet për herë të parë kryeministri Rama

A është duke lobuar për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO? Flet për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me mundësinë e kandidimit apo lobimit të tij për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, pas përfundimit të mandatit të sekretarit aktual, Jens Stoltenberg.

Pjesë nga intervista

Rama: Nuk loboj as si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s as Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Fevziu: Po të tjerët lobojnë në emrin tuaj? Po ua bëj pyetjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, A është përfolur emri juaj?

Rama: Nuk ka rëndësi, edhe mund të jetë përfolur, por nuk përbën rëndësi. Është procesi, edhe për një vit nuk është ky problem. Ndërkohë kontratën e kam me shqiptarët.

Fevziu: Do jetë akoma apo u lodhe?

Rama: Sapo ka filluar. Unë mendoj se si do bëhet ky mandate transformues.

Fevziu: Keni akoma ambicie, se njeriu lodhet…

Rama: Në sekondin e parë që do ta ndiej do ta thoja.