HomeMetro

A është e vërtetë? Media amerikane deklaron se Elizabeth II ka vdekur dhe “kanë burime të sigurta”!

A është e vërtetë? Media amerikane deklaron se Elizabeth II ka vdekur dhe “kanë burime të sigurta”!

Mbrëmjen e djeshme, portali “Hollywood Unlocked” ka tronditur internetin dhe mbarë botën me një lajm “eskluziv” ku thuhej se mbretëresha Elisabeth e Anglisë kishte vdekur.

Ndërkohë, mediat britanike nxitonin të konfirmonin sot se “mbretëresha është gjallë” në të kundërt të asaj që pretendohej.

Megjithëse ky lajm i bujëshëm është refuzuar nga rrjete të mëdha ‘online’, Jason Lee, themeluesi i “Hollywood Unlocked” ka refuzuar të pranojë se njoftimi ishte i pavërtetë.

“Ne nuk postojmë gënjeshtra dhe unë kam besim te burimet e mia. Ne po presim për konfirmimin zyrtar nga Pallati Mbretëror”, tha ai.

Në llogarinë e tij të “Instagram”, ai shtjelloi në një listë të se ai nuk ka gënjyer kurrë, nuk ka gabuar kurrë, u beson burimeve të tij dhe se ai ende nuk ka parë një deklaratë zyrtare nga pallati që thotë ndryshe.

Dhe në fakt disa e kanë marrë lajmi si të mirëqenë, ndërsa të tjerë hedhin dyshime mbi gjuhën e përdorur në njofim.

Fillimisht skeptikët përmendin faktin se revista përdorte termin ‘Royal Kingdom’ (Mbretëria mbretërore) – për të cilin thoshte se nuk përdoret nga nejrëz të brendshëm të pallatit Buckingham Palace.

Më heret në njoftim thuhej se ‘mbretëresha duhet të merrte pjesë në martesën e redaktorit të revistës British Vogue, Edward Enninful, por ishte gjetur e vdekur’.