HomeAktualitetKronike

A janë identifikuar dy g.rabitësit e Rinasit?!

A janë identifikuar dy g.rabitësit e Rinasit?!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi se beson që zërat e mediave në lidhje me grabitjen në Rinas, është një fantazi e tyre.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ministri Lleshaj tha se nuk ka kompetencë përsa i përket dosjes në hetim të grabitjes në Rinas dhe në këtë mënyrë as nuk mund të pohojë dhe as nuk mund të mohojë asgjë.

‘Zërat e dalë në media përsa i përket grabitje në Rinas mendoj se lidhet me dy mundësi, e para ose mediat po fantazojnë, ose kanë arritur të marrin informacione sekrete nga një dosje në hetim.

Unë besoj se është fantazi, pasi besoj te integriteti i atyre që po merren me këtë çështje. Sot ka patur edhe një deklaratë të Policisë së Shtetit i cili e ka përgënjeshtruar lajmet e dala nga mediat.

Unë kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese, por jo që është shkatërruar’, ka thënë ministri i Brendshëm Lleshaj.