HomeAktualitetKronike

A ju vjen keq për këtë prind, që në vend të heshtjes së dhimbjes, mburret me marrëzin e të birit?! Ja si e qau sot i ati ekstremistin Kacifa! (Video)

A ju vjen keq për këtë prind, që në vend të heshtjes së dhimbjes, mburret me marrëzin e të birit?! Ja si e qau sot i ati ekstremistin Kacifa! (Video)

I ati i Kostandinos Kaçifas, i ka quajtur “gomerë”, efektivët e policisë që qëlluan mbi të birin duke e lënë të vdekur, gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi të dielën e 28 tetorit në Bularat.

Gjatë shërbimit përkujtimor një ditë pas funeralit, para banesës së fundit ku prehet i biri, Janis bëri një monolog që media greke “Espresso”, e cilëson si “i një heroi të tragjedisë antike”.

“Ç’doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta. Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin”, tha ai para varrit të të birit.

“Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im”, u shpreh Janis mes të tjerash.