HomeAktualitet

A ka frikë nga gjithçka?! Ja si e ruajnë rojet edhe nga mbytja Yll Ndroqin (Foto)

A ka frikë nga gjithçka?! Ja si e ruajnë rojet edhe nga mbytja Yll Ndroqin (Foto)

Një foto tejet interesante publikuar në facebook nga Armando Babani.

Manjati i medias shqiptare Ylli Ndroqi ka marrë pushimet pas një sezoni të ngjeshur me punë dhe po relaksohet në det.

Megjithatë ajo që e bën shumë interesante foton janë dy bodiguardët e Ndroqit të cilët i mbajnë dyshekun e ujit në mes të detit pronarit të tyre.

Ndroqi, me syzet e diellit, i shtrirë  dhe me njërën dorë vënë pas koke, ndihet i sigurtë dhe i kënaqur krah njerëzve të tij që e ruajnë jo vetëm në tokë por edhe në det.

Kjo tregon se Ili ka frikë nga gjithçka dhe nuk i beson kurkujt përveç “trimave” të Pezës.

Manjati i medias shqiptare tërheq vëmendjen e të gjithëve, pushime në det me 2 BODIGUARDË