HomeAktualitet

A ka frikë Sali Berisha nga vettingu?! Ja çfarë deklaron, por duket i trembur! (Video)

A ka frikë Sali Berisha nga vettingu?! Ja çfarë deklaron, por duket i trembur! (Video)

Sali Berisha, të enjten, deklaroi se vettingu për politikanët është një domosdoshmëri për nivelin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Ideja për një kontroll mbi politikanët, shihet nga ish-kryeministri si domosdoshmëri për shkak se askush nuk ka më shumë mundësi për të përdorur pushtetin për interesa personale se sa politikanët.

Berisha tha se vettingu është i dobishëm për të monitoruar pasuritë e politikanëve. Ai u shpreh se vettingu është i vetmi mjet për të gjurmuar kullat.

Në lidhje me mekanizmin që do krijohet për të funksionuar, Berisha tha se nuk është kundër edhe pranisë së ndërkombëtarëve si garant për funksionin e tij në politikën shqiptare.

Ish-kryeministri deklaroi se vettingu do kontrollojë pasuritë dhe lidhjet me krimin.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Blendi Fevziu, nëse ai i frikësohet një vettingu të tillë, Berisha deklaroi se nuk i frikësohet edhe nëse do të ketë edhe 1000 procese kontrolli.

Blendi FevziuZ.Berisha keni frikë për veten?

Sali Berisha: Edhe 1000 vittingje po të duash.