HomeAktualitetDiaspora

“A me ardh mi mar paret sot apo mi bjen azdreni nesër”, dalin dëshmitë e para për blerje votash në Kosovë (Foto+Video)

“A me ardh mi mar paret sot apo mi bjen azdreni nesër”, dalin dëshmitë e para për blerje votash në Kosovë (Foto+Video)

Menjëherë pas procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare ka nisur numërimi i votave në Kosovë.Por një foto e publikuar në rrjetet asociale duket se ka sjellë dëshminë e parë për blerje votash.

Në këtë foto, shihet një bisedë në Whatsapp, një qytetar pasi ka votuar i ka shkruar Remzi Sopit, aktivist i PDK, duke i thënë se ka votuar e duke e pyetur se kur do t’i marrë paratë.

Biseda:

-Baci remzi sapo votova per pdk. A me ardh mi mar paret sot apo mi bjen azdreni nesër

– a e ke bo foto votën

– j vallahi se shume vezhgus kish pas

-Smuj me ti dha nune paret ski diqka mem vërtetu shum mir tregum at nat duhesh me bo foto dyqysh u dash e ki dit qe pa fto ska pare

-O vallahi u tutsha pom zojn e mshtin nburg besom

-Skam qka tbaj ndegjohemi u kry kjo pune

-Shnosh amo dije që shum pisa ishi vallahi qe um rrejtet

Në media kanë dalë disa pamje nga fshati Pozharan, ku shihen dy persona që dyshohet se ishin në procesin e shitjes dhe blerjes së votës. Bëhet e ditur se personat në fjalë janë identifikuar nga policia dhe janë ndaluar për t’u marrë në pyetje.