HomeAktualitetDebat

A ndjeni antipati për Besa Shahinin? Nikolla habit Krastën me përgjigjen: E kam si…

A ndjeni antipati për Besa Shahinin? Nikolla habit Krastën me përgjigjen: E kam si…

Adi Krasta në emisionin e tij ku e ka të ftuarën e mbrëmjes e pyet në lidhje me ministren e re të Arsimit Besa Shahini. Krasta ‘e ngacmon’ dhe i thotë nëse ndjen antipati për ministren e re të Arsimit Besa Shahinin. Por ministrja Nikolla i përgjigjet duke thënë se është krenare dhe se gjithmonë ka qenë krah saj dhe e ka konsideruar si vajzën e saj.

Pjesë nga intervista:

Adi Krasta: Ndjeni antipati për Besa Shahinin apo….

Lindita Nikolla: Jo, kurrë jo dhe keni dëshmitarë plot njerëz që kanë kontaktuar me mua, s’besoj të ketë qenë e nevojshme…

Adi Krasta: Ju duket i padrejtë katapultimi i saj?

Lindita Nikolla: Në çdo takim që ka qenë pranë meje unë kam thënë që jam krenare për vajzën time, se më dukej vërtetë si vajza ime dhe në 1 vit e gjysmë kam ndarë përpjekjet e përbashkëta. Nuk arsye në botë të paragjykoj gjithçka që Besa do bëjë, por e inkurajoj të ecë shpejt më mirë e më fort