HomeDebat

“A po e konkuron SHQUP-i Portokallinë apo Al Pazarin?!”

“A po e konkuron SHQUP-i Portokallinë apo Al Pazarin?!”

Nga Taulant Balla

Me gjemen e lajmeruar per dje dhe te shfaqur si pershkallezim i luftes antidroge nga ana e Partise Demokratike, eshte e qarte qe Shqupi po i ben konkurence te pandershme Portokallise, Al Pazarit e cdo estrade ne televizione!

Loja e ka kush e ka per autorin e pergjimit qe Luli thote e ka Babalja, Babalja thote e ka gazetari, gazetari thote e ka PD, po zhvillohet me intensitet ne rritje dhe autoresia po mbetet nje jetim ne prehrin e Saliut, qe u be me tre cuna tanime, Shkelzenin, Lulin dhe Babalen!

Saliu eshte ai qe e di te verteten dhe qe e ka futur Lulin ne aventuren e radhes, duke e urdheruar te udheheqe kete beteje krah per krah me Babalen, me nje kasete te fabrikuar ne dore!

Dhe tani qe jo vetem Saliu, po edhe Luli me garipat e tij e kane kuptuar qe ne e dime te verteten dhe e verteta do te dale shume shpejt, perpiqen t’ia lene Babales dhe gazetarit, pataten e nxehte te krimit te fabrikimit te nje bisede qe nuk ka ndodhur!

Po edhe Babalja qe eshte Babale nuk e merr ne dore pataten e nxehte dhe gazetari jo e jo! Ne presim me durim Prokurorine qe te marre pergjigjen per kete material sa qesharak, aq edhe te rrezikshem, nga nje laborator shkencor ne cilindo vend partner te Shqiperise.

Nderkohe, eshte e qarte per ne edhe qe ky pershkallezim lidhet me kokainen e kapur nen banane, per te cilen kane qene kumbare njerez te rangut me te larte ne PD!

Edhe kjo e vertete do te dale, po puna eshte qe nderkohe po sabotohet celja e negociatave etj permes kesaj balte te perditshme qe ne fund i ben keq Shqiperise dhe shqiptareve.