HomeBlog

Aaaa, Marka, Marka! Ta futi prap sa krahi Baba i Rrenës?

Aaaa, Marka, Marka! Ta futi prap sa krahi Baba i Rrenës?

Nga Akil Ylli

Sikur te kisha pasur sado pak konfidence me ju z.Mark, do t’ju kisha keshilluar, ta harrroje ate lutjen per doktorin dhe te ktheshe ne shtepi prane te tuajve, se do zhgenjeheshe keqas. Por sidoqofte, ndoshta eshte me mire keshtu. I kurseva vetes ndonje mallkim alla Shqup, si komunisti i dreqit, a spijuni i Rames. Ooo, buu, buu, jaaa, vaj medet me hi n’goj tyne!

I njoh tashme. Disa prej tyre i kam dhe miq te afert. Po nise t’ju vesh ne kornize Qoftlargun, jo sipas midese se tyre, te “kcejn n’fyt”. Dhe kur kjo ndodh me njerzit e mi, qe kane bagazh te mjaftueshem per ta njohur, si eshte gatuar ajo krijese e perçudnuar, merre me mend, po te provosh te dialogosh me karaduzat e Qoftlargut, se çfare hataje mund te behet, kur ke parasysh me çfare krijesash ke te besh. Krijesa te xhindosura, qe nuk ngurrojne te djegin per se gjalli, per llogari te Kryxhindit te tyre, edhe punojesit e Shtetit ne detyre. Se kuptoj, si ja arrin ti transformoje ai soj mostret, edhe njerez normale, ne perkrahes te tij? Buuu, Shtrigan hesapi!?

Ndokush, ndoshta, e ka nje pergjigje. Mundesisht, ndonjeri me aftesi paranormale, se per njerez normal si puna ime, ti japesh dum kesaj enigme, eshte njesoj si te perkthesh gjuhen e Dinglimajunit. Sipermarrje Titanesh!

Megjithate, me aq sa ma pret mu, nje pergjigje e kam. Ai, eshte nje konglomerat vesesh, nga ato me te ndyrat. A rren? Yyyyy! Asht Baba i Rrens! A shan? Me rrac e koc! A ka dore? Familjarisht, me kuç e me maç! A shpif? Ufff, n’ramje t’lire, pa fe doganet! A mashtron? Ëëëë, si dreqi mallkum! Po a skuqet, a zverdhet per tane ate vnere qe vjell per gojet? Ça thu mor burre? As ja ndin hiç! As e kupton ça je tuj thane. Harroje!

Une kaq kisha. Neqoftese ndonje tjeter, deshiron te shtoje diçka, mund te nderhyje, mua s’me vjen keq aspak.

Per te gjitthe ata qe kane lexuar shkrimin tim te meparshem, besoj se aty do kene gjetur portretin e Kryexhindit pothuajse perfekt. I mungonin vetem penelatat tragjipsiqike te skenes se 10 Shkurtit. Sidomos ajo e valvitjes se Flamurit, si i Xhindosur ne mes te Tiranes, i ngazellyer si femije i llastuar  nga shperthimi flakeve ne mes te njerzve. Knaqsi makabre!

Per nder, mua s’me ka rastis te shoh ne jeten time, krijesa njerzore, qe te shpalosin me aq ngazellim, egzaltimin e shpirtit, perball atyre skenave makaber. Ose te jem me i sakte, i kam pare, por vetem neper filma. Me kujtoher njeri prej tyre, qe tregon djeg’jen e Romes, i interpretuar me mjeshtri nga Peter Ustinov ne rolin e Neronit, ndersa origjinalin, e pashe me skena te gjalla ne mes Tiranes, gjate protestes se fundit te Shqu, me skenarist: Neronin e Viçidolit!

Po dhe kur foli pasi u mbyll ndezvenja ne shesh, s’besoj qe ndonjeri prej jush ka pare ndonje diçka ndryshe, nga ato qe kam pershkruar ne shkrimin e kaluar. Rroku mutrolozin ashtu siç kisha parashikuar, e mutroloj gjithçka me ish miq e armiq, deri sa shkarikoj dhe karikatorin e fundit. Njesoj ul e ço Ramaduro, deri sa e ç’fyu plotesisht tere mllefin e akumuluar tash me shume se 12 vjet. Ajo qe u pa pak me ndryshe ne ate tribune, ishte doza e forte e haluçinacioneve qe çfaqi, per shkak te skeletrave qe ka ne raft, e qe here pas here ja bejne lesh e li ndergjegjen e krimializuar dhe e detyrojne te flase, Rroma per Toma. Ju jeni deshmitare, se si ne shesh, ju fanepsen skenat pothuaj identike me ato te 21 Janarit, te cilat vazhdojne ta perdhunojne shpirterisht, jo se ndihet i penduar per ate krim, as qe i plas bytha, xero fare pendese, i ka dollapet e mbushura cip me cip me to. Eshte sufiçit!

E vetmja gje qe e torturon ate, eshte ajo endrra horror qe po ja stermundon fantazin kriminale. Si t’ja te gjeje kater kamikaze mor aman, se pastaj e di vete ai, si ti beje miliona dhe pasta çirret se ulerituri lart e poshte: PolPotRamaaaa! 

I ka gadit Llabananat, Qanet, Ftyrspatat, Qirosat e tere shpuren, qe ti mbajne ison e ti ngrejne deciblat ne kup t’qillit. E bejne me aq zelle, sa ka rrezik qe jane gadi te paguajne nga xhepi i tyre. Ndoshta me kete pohimin e fundit, shkela i fije si n’bagel. Po hajt maaa, s’ka gajle, ma falni ksaj radhe!

Tani, para se  ti mbyll keto rreshta, qe mos te zgjaten me shume dhe te le diçka edhe per heret e tjera, do deshiroja, qe me lejen e z. Mark, ta mbyllja kete dedikim, duke ja kushtuar fjalite e fundit zotit Mark. Une nuk d ksaj rradhet, po s’di a t’ka dhimt aq shume, aq sa s’te bjen ma ndermend me shku prap e la e eshnat. Prite Zot!