HomeAktualitetKronike

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, një tjetër ish-ministër i LSI merret në pyetje tek Krimet e Rënda

Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, një tjetër ish-ministër i LSI merret në pyetje tek Krimet e Rënda

Ish-ministri i Transporteve Sokol Dervishaj sapo ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të pyetet mbi abuzimin në rrugën Tiranë-Elbasan.

Mësohet se Dervishaj do të pyetet për vendimarrjen në kohën kur ishte ministër i Transporteve.

Sakaq, ditën e djeshme u mor në pyetje ish-ministri Haxhinasto.

Sipas Prokurorisë, dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan arrin në 37 milion dollarë. Ndërsa sipas një auditi të Ministrisë së Infrastrukturës, dëmi është në 54 milion euro.

Prokurorët thonë se kontrata e autostradës është amenduar 12 herë në kundërshtim me ligjin, për qëllime përfitimi.