HomeAktualitetDebat

Adi Krasta i kthehet Lulzim Bashës: Ke nja tre njerëz të neveritshëm e të ndyrë që mban pranë!

Adi Krasta i kthehet Lulzim Bashës: Ke nja tre njerëz të neveritshëm e të ndyrë që mban pranë!

Lulzim Basha ka qenë i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne, në emisionin e Adi Krastës.

Në një emission miqësor mes të dyve, Adi Krasta në një moment e ka pyetur Lulzim Bashën, se përse mban pranë vetes 1-3 njerëz të neveritshëm, që sipas Krastës, i prishin shumë punë.

Krasta tha se këta njerëz janë me të dyja palët politike.

Krasta nuk përmendi emra, por me sa duket e ka pasur për Fahri Balliun, ndërsa dy emrat e tjerë nuk u kuptuan.

Basha është përpjekur ta shmangë përgjigjien, duke thënë se pranë tij qendrojnë vetëm ata njerëz që i kanë fituar besimin.