HomeAktualitetDebat

Adriana Kalaja thirrje demokratëve të rrëmbejnë armët kundër Ramës: S’kemi rrugë tjetër

Adriana Kalaja thirrje demokratëve të rrëmbejnë armët kundër Ramës: S’kemi rrugë tjetër

Adriana Kalaja thotë se shqiptarëve dhe demokratëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, veçse të rrëmbejnë armët.

Sipas saj, kur zgjedhjet janë të vjedhura dhe drejtësia e kapur, nuk ka zgjidhje tjetër, veçse armët.

“Kur Sulltani i Surelit, është më i “madhërishëm” se vetë Ai i madhërishmi…..

Historia na ka treguar se Dugagjinin, nuk e pushtoi dot as Perandoria turke.

Është një fshat aty, që nisur nga ky fakt, të dërguarit e Sulltanit të Madhërishëm, e quajtën fshati “DREQ”.

Ndryshe nga Sulltani i Madhërishëm, Dugagjinin dhe gjithë Veriun, e pushtoi dhe e poshtëroi Sulltani i Surrelit.

Të gjithë Shqipërinë në fakt.

“Të paçim sa malet e Dugagjinit dhe Vermoshit” do thonte me këtë rast populli sudedashës i Veriut dhe gjithë Shqipërisë.

Ndërkohë, Frederick Douglass thotë se të drejtat e njeriut ndodhen në tre kuti:

1. Kutia e votimit.

2. Kutia e drejtësisë.

3. Kutia e fishekëve.

Duke qenë se dy të parat, janë rrëmbyer me dhunë nga Grupi i Strukturuar Kriminal që drejton këtë vend të mjerë e të dashuruar me diktatorët, duhet t’i kërkojmë të drejtat tona te kutia e tretë.

Kam vite që e them, por nuk më dëgjoni.

PS: Se mos dërgon IKMT dhe për tendën time “pa leje” se një kokë e “hëngri” ajo”, shkruan Kalaja.