HomeAktualitet

Adriatik Lapaj i “vaposur”: Më duhen 7 kompjutera dhe 2 televizorë se po bëhem gati të rrëzoj qeverinë

Adriatik Lapaj i “vaposur”: Më duhen 7 kompjutera dhe 2 televizorë se po bëhem gati të rrëzoj qeverinë

Aktivisti Adriatik Lapaj ka kaluar në delir dhe po përgatitet të rrëzojë qeverinë.

Ai ka lajmëruar hapjen e partisë së tij të re dhe po kërkon ndihmë në rrjetet sociale për të mobiluar zyrat.

Lapaj shkruan se pas arredimit të zyres, tani i duhen dhe 7 kompjutera dhe 2 televizorë për të bëre gati rrëzimin e qeverisë.

”Falë njerëzve të mirë 7 mobileri ofruan ndihmën e tyre për arredimin e zyrave. Ata po punojnë (nga pak të gjithë)…Kush 2 tavolina, kush 4…ja kështu…

Tani na duhen 7 kompjutera, 2 televizora (këta do jenë për të ilustruar materialet gjatë punës) si dhe pajisje zyrash.

Kush mundet të më kontaktoj.

Detyrimet morale duhet t’i kemi vetëm te qytetarët e thjeshtë. Lëvizja e njerëzve thënë ndryshe.

Ecim”, shkruan Lapaj.