HomeKronike

Afera CEZ-DIA/ Përfundon dënimin Kastriot Ismailaj: Lirohet pas 8 vitesh burg

Afera CEZ-DIA/ Përfundon dënimin Kastriot Ismailaj: Lirohet pas 8 vitesh burg

Përfundon dënimin me 8 vite burgim dhe lirohet nga burgu i Fierit, Kastriot Ismailaj.

Ismailaj u dënua me 11 vite burgim nga gjykata e Tiranës për akuzën e Mashtrimit me pasoja te renda.

Ismailaj përmes mashtrimit me kompaninë e tij DIA mundi te mashtroje CEZ Albania me 5 milion Euro.

Pas dënimit Ismailaj beri disa tentativa për tu liruar me kusht, po u refuzuan nga gjykata e Fierit.

Ai përfitoi disa herë ulje dënimi në masën 90 ditë burgim.

Tashme ai ka përfunduar plotësisht dënimin dhe sot është liruar nga burgu me vendim të prokurorisë.