HomeAktualitet

Afera e inceneratorëve, GJKKO i jep një tjetër goditje Lefter Kokës

Afera e inceneratorëve, GJKKO i jep një tjetër goditje Lefter Kokës

GJKKO ka regjistruar një tjetër padi të SPAK-ut në lidhje me ish-ministrin Lefter Koka krahas asaj të parës, e cila po e mban atë në qeli.

Sikurse njofton GJKKO, Koka akuzohet sërish për “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, sipas akuzës së firmosur nga prokurorin Dritan Prençi.

Afera e inceneratorëve, Klodiana Lala zbulon EMRIN e zyrtares tjetër që ka rënë sot në pranga me urdhër të SPAK
Bombardimet në Ukrainë, Australia përgatit GODITJEN e rëndë ndaj Rusisë

Më herët, Koka ishte arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” dhe ndodhet prej më shumë se dy muajsh në qeli.