HomeAktualitet

Afera ‘Partizani’ vetëm data , asnjë seancë e zhvilluar: Sot “saga” e gallatës e GJKKO… gjyqi i radhës për Berishën dhe Malltezin

Afera ‘Partizani’ vetëm data , asnjë seancë e zhvilluar: Sot “saga” e gallatës e GJKKO… gjyqi i radhës për Berishën dhe Malltezin

Sot, në orën 12:00, do të mbahet gjyqi i radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerë. Seanca e kaluar u shty për shkak se të pandehurit kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

mirpo që kur dosja ka marrë miratimin për gjykim asnjë seancë gjyqësore nuk është zhvilluar për shkak të manovrave ligjore të mbrojtjes, si dhe paturpësin e miqëve të Gitës dhe Abit në GJKKO që lejojnë të tilla manovra antiligjore.