HomeBota

Afrimi i largimit, kancelaria Merkel mbyll faqen e Facebook

Afrimi i largimit, kancelaria Merkel mbyll faqen e Facebook

Kancelaria gjermane në largim Angela Merkel mori sot një tjetër hap drejt daljes së organizuar të saj nga politika me njoftimin për mbylljen e faqes së Facebook.

Kacelarja e ekonomisë më të madhe të Evropës vendosi vitin e kaluar largimin nga kreu i kristian-demokratëve CDU dhe nga politika në fund të mandatit pas një seri humbjesh elektorale.

Në video, Merkel falenderoi 2.5 milionë ndjekësit e saj dhe i ftoi ata të vazhdojnë të ndjekin në faqen qeveritare në Facebook ose Instagram.

“Sot dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj në faqen e like Facebook. Siç e dini unë nuk jam më në krye të CDU prandaj do të mbyll faqen time në Facebook.”

Mbyllja e prezencës sociale të një figure popullore publike është e pazakontë dhe shumë spekulonin se çfarëdo që ajo planifikon të bëjë në të ardhmen, me sguri do tëjetë jashtë politikës.

Dominimi i saj 13-vjecar i politikës evropiane e ka bërë pensionimin e saj objekt spekulimesh të shumta, teksa disa thonë se do të marrë post të rëndësishëm në BE ose në Kombet e Bashkuara.