HomeAktualitetDosja X

Agjencia e Shpronësimeve e përfshirë në afera korruptive, disa drejtorë në gojën e SPAK-ut

Agjencia e Shpronësimeve e përfshirë në afera korruptive, disa drejtorë në gojën e SPAK-ut

Hetimet e SPAK-ut për një segment të Unazës së Madhe, por edhe evidenca të tjera dhe disa burime konfirmojnë përfshirjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronsimeve në afera korruptive me shpronsimin e pronave për interes publik, duke u implikuar në skema korrupsioni me subjekte private, favorizime, devijim të projekteve të veprave publike, sidomos devijimin e projekteve të rrugëve, shkelje të rënda dhe sistematike me procedurat e shpronësimeve.

Sipas burimeve, shkeljet janë konsumuar kryesisht me rrugët në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, ku janë implikuar edhe disa drejtorë të Agjencisë Shtetërore së Shpronësimeve, e cila aktualisht drejtohet nga Ermal Shena, i cili ka qenë pjesë e ARRSH-së. Emri i Shenës del në disa afera korruptive të ARRSH-së, të cilat po hetohen nga SPAK-u. Sipas burimeve, kur ishte në ARRSH, Shena ka qenë personi kyç për vlerësimin abuziv të banesave që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe.

Ndërkaq, disa nga shkeljet e rënda dhe abuzimet në Agjencinë Shtetërore të Shpronsimit janë kryer gjatë drejtimit të Agjencisë nga Egra Ibrahimi dhe nga janari 2024 nga Kastriot Gurra, ish-Kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, i lakuar për afera me tendera. Egra Ibrahimi ka drejtuar Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin nga gushti 2022 deri në janar 2024, kur u zëvëndësua me vendim qeverie nga Gurra.

Nën drejtimin e Ibrahimit dhe Gurrës disa evidenca dhe burime tregojnë se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin është zhytur në afera korruptive dhe shkelje të rënda, duke dëmtuar interesat e shtetit dhe sjellë përfitime të paligjshme për kupolën e Agjencisë.