HomeAktualitet

Agjentët e BKH-së dalin “rru e qeth” nga kontrolli i banesës së Ahmetajt te Liqeni Artificial

Agjentët e BKH-së dalin “rru e qeth” nga kontrolli i banesës së Ahmetajt te Liqeni Artificial

Ka përfunduar kontrolli pranë banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Mësohet nga burimet e para për mediat se kanë qenë të pranishëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve.

Burime bëjnë me dije paraprakisht se brenda në banesë nuk është gjetur asgje e jashtë ligjshme dhe nuk është marrë asgjë, pra BKH doli “rru e qeth”.

Megjithatë për kontrollet që janë duke u ushtruar, me urdhër të dhënë ditën e sotme, pritet edhe njoftimi zyrtar i autoriteteve.