HomeAktualitet

Agron Duka: Nuk isha asnjëherë pro për lënien e mandateve

Agron Duka: Nuk isha asnjëherë pro për lënien e mandateve

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka treguar mbrëmjen e sotme se ka pasur rezerva për lënien e mandateve të deputetëve, madje ka këmbëngulur në çdo mbledhje me aleatët se kjo nuk është rruga që duhet ndjekur.

I ftuar në Abc News, Duka ka treguar se ishte pikërisht publikimi i përgjimeve për blerjen e votave në zgjedhjet e 2017 nga Zëri i Amerikës, që e shtyu të mbështeste vendimin e aleatëve të tij.

‘Kam demaskuar mënyrën si u bënë zgjedhjet, lidhjen e mazhorancës me të fortët. Dhe lidhja u përforcua pasi dolën përgjimet e Zërit të Amerikës.

Unë s’kam qenë për lënie mandatesh, as për bojkot dhe në takime me aleatët i kam thënë që nuk është kjo rruga, duhet rrugë institucionale nuk duhet të tërhiqesh nga parlamenti, por justifikohet më këtë të përgjimeve të fundit.

Qe një lëvizje e detyruar edhe për arsye të mbledhjes së pushtetit në një dorë’, ka përfunduar Agron Duka.