HomeAktualitetDebat

Agron Tufa: Rama përmbyset vetëm me revoltë e rebelim, deri në vdekje

Agron Tufa: Rama përmbyset vetëm me revoltë e rebelim, deri në vdekje

Shkrimtari Agron Tufa, në një koment në faqen e gazetarit Ermal Mulosmani, thotë se Edi Rama nuk mundet me votë.

Sipas tij, Rama mundet veç me revoltë e rebelim.

Madje, sipas tij, opozitarët duhet të mendojnë edhe të japing jetën, për të mundur Ramën.

“Tani pa hile, edhe 1 herë: A mundet Rama me votë!? Unë besoj se nuk mundet. Ka shumë vjet që e them se Rama përmbyset me revoltë e rebelim të pandalshëm. Për këtë duhen dy kushte:

1-Një opozitë që të frymëzojë;

2-Një vendosmëri dhe bindje e gjithsecilit që del në protestë dhe rebelim, se qeveria rrëzohet, dhe se deri në rrëzimin e saj mund të humbasësh dhe jetën tënde, që është një dhe e pakthyeshme…

Ngecjet janë në të dy pikat, por sidomos kjo e dyta…

Kur ta kapërcejmë frikën e pikës së dytë, Rama ka rënë brenda 3-4 orësh”, shkruan ai.