HomeAktualitetDebat

“Ahengu” i Berishës në Elbasan komedi e turpshme! Ish deputeti: Yppp Xhixhi, vitin tjetër do e qërojmë Ramën! Salianji nëse ka by*** t’i dalë ballazi Berishës

“Ahengu” i Berishës në Elbasan komedi e turpshme! Ish  deputeti: Yppp Xhixhi, vitin tjetër do e qërojmë Ramën! Salianji nëse ka by*** t’i dalë ballazi Berishës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka shpjeguar arsyet pse mbështet Ervin Salianjin, duke reaguar ndaj kritikave nga brenda PD-së për këtë qëndrim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Spaho shkruan se e konsideron komike mënyrën se si disa anëtarë e etiketojnë Salianjin si “Babale”, duke kujtuar se ishte vetë Sali Berisha ai që dikur e ngriti në piedestal dhe e trajtoi si figurë heroike, ndërsa ai vetë ka qenë ndër të paktët që e ka kundërshtuar këtë qasje.

Sipas Spahos, sot ai po kthehet te ajo që e quan linja e vërtetë e PD-së, duke mbështetur çdo lëvizje që synon të ndryshojë gjendjen aktuale të partisë, të cilën e përshkruan si të dëmshme dhe përçarëse.

“A nuk ishte Berisha qe e beri hero Babalen? I coi libra ne burg. A isha une i vetmi ne PD qe e kundershtova? A me vune drune per kete Berisha dhe Flamuri?

Une sot po “reflektoj” dhe po kthehem ne linjen e PD, te Sali Berishes, qe deshte ta shfrytezonte Ervinin per lojen e tij. Me shume seriozitet e them qe, kushdo qe mund te ndryshoje statukuone e sotme vrastare ne PD, eshte i mirepritur. Me pas zgjedhjet e lira nga “flamurlleqet” do percaktojne kush do udheheqe PD”, shkruan Spaho duke theksuar kështu se kushdo që mund të sjellë ndryshim është i mirëpritur.

Ndër të tjera me një tjetër reagim të tij ka ironizuar festën e demokratëve ku shfaqeshin duke kërcyer para kryetarit të partisë, Sali Berishës.

“Ypppppp Xhixhi, vitin tjetër do e qërojmë Ramen”, shkruan ish-deputeti ndër të tjera.

Reagimi i Edmond Spahos:

Ka anetare te PD te cilet me pyesin se si u bashkove ti me Babalen?

Me duken shume komikë dhe me gajasin pafundesisht. Me shume se me gajas Flamuri me ato qe ben.

A nuk ishte Berisha qe e beri hero Babalen? I coi libra ne burg. A isha une i vetmi ne PD qe e kundershtova? A me vune drune per kete Berisha dhe Flamuri?

Une sot po “reflektoj” dhe po kthehem ne linjen e PD, te Sali Berishes, qe deshte ta shfrytezonte Ervinin per lojen e tij.

Me shume seriozitet e them qe, kushdo qe mund te ndryshoje statukuone e sotme vrastare ne PD, eshte i mirepritur. Me pas zgjedhjet e lira nga “flamurlleqet” do percaktojne kush do udheheqe PD.

Rrini te qete, nuk jam aspak i interesuar te jem ne ndonje hierarki te re te PD. Vec kesaj nuk besoj qe do te kete hierarki te re ne PD sa kohe ne drejtim jane keta te sotmit.

Piruetat e anetareve te PD (qe perdorin sot termin Babale), ne te vertete jane pirueta te udheheqjes se larte. Ato tregojne qe PD duhet te largoje nga drejtimi njerezit pa dinjitet dhe pa moral, te cilet cdo gje qe ndodh aty, perfshire rastin Salianji, e perdorin vetem per interesa personale dhe pushteti.

Uroj qe Salianji te mos jete i shtyre nga Berisha ne kete levizje. Nese jo, kam lene pas kontradiktat me te. Sigurisht nuk do perqafohem dhe nuk do jem bashkeluftetar i tij per respekt te vehtes. Ne se ai ka b.the le ta kritikoje Berishen direkt sic bej une. Nese synon vetem nje post ne PD, ky eshte turpi i tij.

Dyshja qe udheheq sot PD nuk kane moral, genjejne antaresine per te gezuar privilegjet qe ju jep qendrimi ne opozite ne marreveshje me Ramen.

Kjo duhet te shqetesoje demokratet militante, tju vere mendjen ne levizje dhe te shohin per nje zgjidhje ne interes te PD dhe jo te lidhen pas britmave Rrofte Partia, Rrofte Komiteti Qendror me ne krye…., Rrofte Uniteti Parti-Popull!