HomeKronikeDiaspora

Aksident fatal në Itali! I riu shqiptar në gjendje të dehur humb kontrollin e automjetit, gjen vdekjen në vend partnerja 24-vjeçare, foshnja e tyre në gjendje të rëndë

Aksident fatal në Itali! I riu shqiptar në gjendje të dehur humb kontrollin e automjetit, gjen vdekjen në vend partnerja 24-vjeçare, foshnja e tyre në gjendje të rëndë

Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fondit në Itali. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur jashtë rrugës.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën pasagjerja 24-vjeçare, ndërkohë që foshnja e saj disa muajshe dhe kunata ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Romës. Bëhet me dije se shoferi i automjetit ishte një 22-vjeçar shqiptar, ku pasi iu nënshtrua testeve për alkool dhe drogë, rezultoi pozitiv duke u arrestuar nga policia italiane.

Vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e saktë të aksidentit.