HomeKronike

Aksident i rëndë në Maminas, humbin jetën dy persona

Aksident i rëndë në Maminas, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në hyrje të Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se nga aksidenti kanë ngelur të vdekur dy persona.

Sipas raportimeve të policisë një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur nga pas një taksi dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur shoferi i taksisë B.A 60 vjeç dhe pasagjeria E.A 23 vjeçe.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, ndërsa si pasojë e përplasjes taksia ka devijuar dhe është futur brenda pikës së karburantit që ndodhej aty pranë.

Ndërkohë mësohet se brenda makinës “Benz” që ka përplasur taksinë nuk ndodhej asnjë person.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues  në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit  të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.