HomeAktualitetKronike

Aksident masiv në Milot-Mamurras, njëra makinë dyshohet e Berishës

Aksident masiv në Milot-Mamurras, njëra makinë dyshohet e Berishës

Disa makina janë përfshirë në aksident në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë 3 persona janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër makina.

Sipas ABC News, njëra dyshohet se është e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës së Berishës raportohet se është përfshirë në aksident në afërsi të Fushë Mamurrasit.

Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.