HomeKronike

Aksident në aksin Fier-Lushnje, vdes kalimtarja, plagosen drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij

Aksident në aksin Fier-Lushnje, vdes kalimtarja, plagosen drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të hotel “Adma”, shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswaken” ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.