HomeAktualitetKronike

Aksident tragjik në Qafë- Kashar! Ambulanca përplaset me mjetin: Humb jetën pacientja dhe shoqëruesja e saj! Shoferi në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Aksident tragjik në Qafë- Kashar! Ambulanca përplaset me mjetin: Humb jetën pacientja dhe shoqëruesja e saj! Shoferi në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Qafë- Kasharit ku autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë- Krujës është përplasur me mjetin tip ‘Golf’.

Nga përplasja ka humbur jetën pacientja dhe shoqëruesja e saj ndërkohë që shoferi i identifikuar si Ilir Shullazi është shoqëruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Rinas-Tiranë, në afersi të Qafë Kasharit.

Ende nuk ka informacion mbi të dhënat e viktimave ndërsa priten zhvillime të gjendjes së shoferit Ilir Shullazi dhe shkaqeve të aksidentit.