HomeAktualitetKronike

Aksidenti i frikshëm tek Vasil Shanto, e pëson keq 49 vjeçarja që plagosi 3 kalimtarë dhe shkatërroi një stacion autobuzi dhe një lokal

Aksidenti i frikshëm tek Vasil Shanto, e pëson keq 49 vjeçarja që plagosi 3 kalimtarë dhe shkatërroi një stacion autobuzi dhe një lokal

Policia e Tiranës ka arrestuar shoferen 49-vjeçare F.Z. e cila shkaktoi një aksident të frikshëm në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

“F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Këmbësoret e aksidentuara u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.