HomeAktualitet

Aksidenti i Sokol Olldashit, ish-këshilltari i Berishës tregon një detaj: Sa herë hyj…

Aksidenti i Sokol Olldashit, ish-këshilltari i Berishës tregon një detaj: Sa herë hyj…

sh-këshilltari i Sali Berishës, kur ky i fundit ishte në qeveri, ka rikujtuar ngjarjen tragjike që i mori jetën Sokol Olldashit. Ish-ministri i Transportit u përfshi në një aksident pak minuta pasi kishte dalë nga tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan.

Ilir Kadia, ish-këshilltar i Berishës, shkruan se sa herë kalon në këtë tunel, në fund në vend të dritës sheh figurën e Olldashit.

“Si sot, sa herë hyj në Tunelin e Krrabës, më bëhet se shoh në fund të tij, në vend të dritës, Sokol Olldashin të më buzëqeshë, si ditën kur shpërthyem minat e para me urimin:Ta gëzojë Shqipëria!”, shkruan Kadia në Facebook.