HomeAktualitetKronike

Aksidenti tragjik në Milot-Morinë, kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë: Pedagog e drejtor i zyrës Arsimore në Kukës

Aksidenti tragjik në Milot-Morinë, kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë: Pedagog e drejtor i zyrës Arsimore në Kukës

Fitor Ollomani është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjeisn e sotëm në aksin Milot-Morinë.

Ollomani ishte pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore në Kukës.

Bëhet me dije se 35-vjeçari i po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi ajo me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.

Kujtojmë që në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina dhe si pasojë humbi jetën 35-vjeçari, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij shtetësja A.M. dhe drejtuesi i makinës tjetër.

Nderkohe qe drejtori i arsimiot per Veriun, Bardhok Pulaj, permes nje statusi ne rrjetin social shprehe ngushellimet e tij

“Dhimbje e madhe per humbjen e mikut dhe kolegut te Zyres Arsimore Kukes Fitor Ollamani.

U prehsh ne paqe Miku yne…“, shkruan Pulaj!