HomeAktualitetKronike

Aksionet si një rrumpalle e re me inspektor Muçat idiot: “Etiketë nga mali” për prodhuesin e rigonit, “faturë nga deti” për peshkun e zënë

Aksionet si një rrumpalle e re me inspektor Muçat idiot: “Etiketë nga mali” për prodhuesin e rigonit, “faturë nga deti” për peshkun e zënë

Tatimet kanë nisur aksionin për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale që shiten pa faturë. Në qytetin bregdetar të Sarandës pjesë e kontrolleve të rrepta kanë qenë edhe tregtarët në tregun e fruta-perimeve, të cilët shesin bimë medicianle.

Në këtë video që sjell Report Tv, një tregtare përplaset me një prej drejtorëve të departamentit të Bujqësisë në Bashki. Ai i kërkon tregtares që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit që po tregton. Por, përgjigjja e tregtares është spontane, ‘mali’. Ajo tregton prej vitesh në tregun e Sarandës bimë të cilat i mbledh vetë në mal për të mbajtur familjen.

Por, pavarësisht kësaj përgjigje, drejtori i thotë se kjo nuk funksionon kështu dhe se çdo produkt duhet të ketë etikën e prodhuesit dhe duhet të shitet me kupon tatimor. “Po çfarë flet mo Muçi im”, i thotë tregtarja-drejtorit që ka zbritur në terren për kontrolle, duke theksuar se ato janë produkte të natyrës.

Pjesë nga biseda mes tyre

Drejtori: Prodhuesi

Tregtarja: Mali

Drejtori: Nuk funksionin ashtu

Tregtarja: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.

Po në Sarandë, një shitës ambulant peshku u përball me të njëjtin zyrtar, i cili i kërkoi kupon tatimor dhe certifikatë të origjinës së mallit për peshqit e kapur në det.