HomeAktualitetKryesore

Aksioni “Forca e Ligjit”, Brukseli mbështet Tiranën zyrtare

Aksioni “Forca e Ligjit”, Brukseli mbështet Tiranën zyrtare

Pas operacioneve te djeshme te Policise se Shtetit, perqendruar ne disa qytete te vendit vjen reagimi i ambasadorit te BE-se, ne vendin tone, Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter, ai vlereson opreacionin e ndermarre nga Policia e Shtetit dhe thekson se tashme pret te shohe edhe vazhdimin e ndjekjeve penale dhe denimeve.

”Ne mirëpresim operacionin masiv anti droge të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë.

Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian.

Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”- shkruan ai.