HomeAktualitet

Akt kriminal përdorimi i të miturve: 10 fëmijë nga Hasi kushurinj të Çim Pekë protestojnë për taksën e rrugës

Akt kriminal përdorimi i të miturve: 10 fëmijë nga Hasi kushurinj të Çim Pekë protestojnë për taksën e rrugës

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim në Has në kuadër të bashkëbisedimit për platformën e bashkëqeverisjes, por është pritur me protesta nga disa  fëmijë  dhe të rinj të FRPD.

Me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama.

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

Sipas  PD, “forca të shumta” policie kanë ndaluar  10 protestuesit minoren të protestojnë në sheshin e qytetit.