HomeAktualitetKryesore

Aktakuza e Hagës dhe dorëheqja e Hashim Thaçit? Vjen reagimi i fortë i Ramës, sfidon publikisht Berishën, Metën dhe Bashën

Aktakuza e Hagës dhe dorëheqja e Hashim Thaçit? Vjen reagimi i fortë i Ramës, sfidon publikisht Berishën, Metën dhe Bashën

Dy ditë më parë Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, pasi akuzohet për krime lufte nga Specialja e Hagës.

Lidhur me këtë ngjarje që po merr vëmendje botërore, ka reaguar kryeministri Edi Rama ku sfidon me të njëjtën pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS ”, shkruan Rama në Twitter.