HomeAktualitetBota

Aktori i njohur i serialit “Friends” në kërkim për vjedhje, status policisë: Ju betohem që s’kam bërë gjë!

Aktori i njohur i serialit “Friends” në kërkim për vjedhje, status policisë: Ju betohem që s’kam bërë gjë!

Kërkimi i policisë në Mbretërinë e Bashkuar për një hajdut të një arke me birra ka hedhur dyshimet se mund të jetë aktori i njohur, David Schwimmer.

Zyrtarët në Blackpool publikuan pamjet filmike të njeriut që ka ngjashmëri të madhe me aktorin, i cili njihet për rolin e tij si Ross tek seriali “Friends”.

Ai iu përgjigj videos së policisë me një postim në Twitter e Instagram ku i uronte oficerëve fat me hetimin.

“Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork. I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit”, shkruajti ai.

“Friends” është një nga komeditë më të famshme që ka realizuar 10 sezone.