HomeAktualitetDebat

Aktorit të njohur nuk i del inati me Sonila Meçon: “Ka kryer kurs frëngjishtje dhe është bërë gazetare”

Aktorit të njohur nuk i del inati me Sonila Meçon: “Ka kryer kurs frëngjishtje dhe është bërë gazetare”

I ftuar në emisionin “Ditë për Ditë”, aktori i Teatrit Kombëtar Laert Vasili, pasi përfundoi dramën “Ëngjëjt e Amerikës”, u shpreh se shumë shpejt do të ngjitej në skenën e teatrit “ArTurbina” me një komedi muzikore.

Vasili nga studio e këtij emisioni “sulmoi” indirekt gazetaren Sonila Meço, me të cilën pati një debat dje në emisionin e gazetarit Artur Zheji, për të cilën u shpreh se:

“Politika ka rënë në duart e atyre që kanë kryer kurs frëngjishte dhe janë bërë gazetare”, duke shtuar kështu detaje nga debati i djeshëm.

Me tone të ashpra, ai foli hapur dhe mbi gjendjen politike apo realitetin ku jetojmë.