HomeLifestyle

Aktorja e njohur italiane: Futbollisti i Lacios më përdhunoi kur isha 18 vjeçe

Aktorja e njohur italiane: Futbollisti i Lacios më përdhunoi kur isha 18 vjeçe

Xhina Lolobrixhida ka dhënë një intervistë pak ditë më parë dhe rrëfimi i saj ka prekur edhe një ish-lojtar të Lacios. Duke u rikthyer në vitet e rinisë, aktorja 90-vjeçare ka kujtuar një detaj ngjethës të historisë së saj të dashurisë me një ish-futbollist të Lacios, për të cilin tha se e ka përdhunuar në moshën 18-vjeçare:

 

“Më ftoi në një festë ku nuk kishte të ftuar. Më tha të rrija e qetë dhe më dha të pi. Që nga ai moment kujtimi i parë që kam, është zgjimi në një dhomë hoteli, ku isha pa asnjë rrobë në trup”. Rrëfimi i ikonës së kinematografisë italiane vijon pa emra, por me detaje të tjera. Aktorja pranon makthin e përjetuar, duke deklaruar: “Turpin e asaj nate e kam marrë prej vitesh me vete. Tronditja më zgjati disa ditë, gjatë të cilave kuptova që më kishin përdhunuar. Ishte një mendim, të cilin përpiqesha ta injoroja, por ishte e pamundur. Isha e virgjër”.8b5118b9d9963518a45f7f31487401d4--gina-lollobrigida-movie-stars

bb23e03cf487e8351f6ce31c62f90656

gina-lollobrigida-hot

download (1)