HomeAktualitet

Aktualitet “Gënjen banka, s’kam fshehur pasuri”, përgjërohet gjyqtari: Mos më hidhni në rrugë, kam dhënë burgime të përjetshme

Aktualitet “Gënjen banka, s’kam fshehur pasuri”, përgjërohet gjyqtari: Mos më hidhni në rrugë, kam dhënë burgime të përjetshme

Gjyqtari i gjykatës së Tiranës, Artan Laze pas përfundimit të seancës në Komisionit e Pavarur të Kualifikimit në një prononcim për mediat u shpreh se beson rikonfirmimin në detyrë.

 Gjatë seancës, Laze u shpreh se është kërcënuar gjatë detyrës, pasi ka dhënë disa dënime për jetë, ndërsa i kërkoi KPK që të ketë kujdes kur të vendosë për gjyqtarët, që të mos i hedhë në rrugë si pre.

“Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet kishte shumë fakte, që komisioni do i rivendosë. Kam besim se do të rikonfirmohem në detyrë.

Edhe gjatë detyrës sime, por edhe në kohën që u shkëputa jam kërcënuar, doja të jepja një mesazh, jo vetëm për mua, por me shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. KPK duhet që të ketë shumë kujdes, të vendosë në peshore.”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi sot se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari ka fshehur pasurinë, ndërsa gjyqtari u shpreh se banka ka gënjyer dhe se fajin e ka ILDKPKI-ja, qw sipas tij ka bërë deklarim të rremë.